VUSHTRRI | BEKIM MAXHUNI U ARRESTUA; “VRASJE NË TENTATIVË” E KRYER NË BASHKËPUNIM.

Vushtrri, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Bekim Maxhuni, me moshë 28 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në datën 30.09.2026, në rrugën “Xhavit Mulaku”, Vushtrri, ku një subjekt (mashkull) u konstatua i dhunuar fizikisht dhe i tentuar të vritej me armë zjarri.
Më herët u bë objekt procedurash penale edhe:
1- Z. Naim Maxhuni, me moshë 57 vjeç.
Në lidhje me rastin zhvillohen hetime paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments