PEJË | INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS SHKRIU POLICINË E PEJËS; VRASJA E ARLINDA ZEKAJT.

Pejë, Republika e Kosovës | Inspektorati Policor i Kosovës urdhëroi pezullim nga detyra për punonjësit policorë si më poshtë vijon:
1- Z. Agron Hasanaj, me detyrë drejtor rajonal i Policisë në Pejë.
2- Z. Ndue Nikolla, me detyrë major; shef i Hetimeve Rajonale.
3- Z. Faik Jahmurataj, me detyrë kapiten; komandant i Stacionit Policor në Pejë.
4- Z. Dervish Hasanaj, me detyrë zv.komandant; shef i operatives në Stacionin Policor në Pejë.
5- Z. Sami Lekaj, me detyrë komandant i Nënstacionit Policor në fshatin Arbnesh (Vitomiricë) të Pejës.
6- Z. Faruk Muqolli, me detyrë shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë.
7- Etj, …
Ata konsiderohen se nuk kanë përmushur detyrat dhe funksionet zyrtare në lidhje me vrasjen e znj. Arlinda Zekaj, e cila kishte kërkuar ndihmë dhe mbrojtje fizike institucionale të cilën nuk e mori kurrë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments