FSHATI LEZAJ (CËRKOLEZ); BURIM (ISTOG) | ZIKICA BELOSEVIÇ DHE GRUICA BELOSEVIÇ U ARRESTUAN; KRIME LUFTE KUNDËR POPULLATËS CIVILE.

Fshati Lezaj (Cërkolez), Burim (Istog), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë së Posaçme (Speciale) arrestuan:
1- Z. Zikica Beloseviç, me moshë 59 vjeç.
2- Z. Gruica Beloseviç, me moshë 56 vjeçar.
Ata konsiderohen të përfshirë në krime kundër lufte kundër popullatës civile (masakra e Padalishtës, Burim/Istog), e ndodhur në datën 26 mars të vitit 1999.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments