VRAU EMANUEL RROKUN | PROKURORIA KËRKON BURG PËRJETË PËR RIGELS GJINAJN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 13, 2023
- 1 min read

Parma, Itali | Prokuroria e Parmës ka shqiptuar pretencën ndaj z. Rigels Gjinaj, me moshë 34 vjeç. Ajo është burg për jetë. Z. Gjinaj akuzohet nga autoritetet italiane të hetimit dhe ndjekjes penale se më 16 shtator 2022 ka vrarë z. Emanuel Rroku. Sipas autoriteteve të sipërcituara, vrasja e z. Rroku ka ndodhur në një bar-kafe në Turbigo (Milano), nga një distancë e afërt, prej 25-45 centimetrash. Prokurori Çiro Karamore (Ciro Caramore) kundërshtoi kërkesën penale për drejtësi restauruese, e bërë nga mbrojtja e të pandehurit, dhe i kërkoi gjykatës dënimin penal maksimal për z. Gjinaj. Kumtohet se: “Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, z. Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, përgjatë rrugës Ale Komunale (Via Allea Comunale), në Turbigo. Në këtë moment, me sa duket ka lindur një debat me z. Gjinaj, i cili, nxorri pistoletën gjysmë automatike, dhe qëlloi z. Rroku të paktën tre herë.” “Nuk doja të vrisja njeri. Do të doja të kthehesha pas, dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi z. Gjinaj. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments