VRANË FATMIR ARËN SE NUK DONIN TA PAGUANIN PËR PUNËN E KRYER | NIS GJYQI PENAL NDAJ 3 ITALIANËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 10, 2023
- 2 min read

Shën Karlo Kanvese (San Carlo Canavese), Alba, Itali | Tre autorët e dyshuar të vrasjes së sipërmarrësit shqiptar, z. Fatmir Ara, vrasje e ndodhur në Itali më 2 shtator të vitit 2022, janë marrë zyrtarisht të pandehur. Në muajin dhjetor pritet të nisë gjykimi penal ndaj tyre. Të dyshuar si vrasës janë z. Davide Giuseppe Osella i moshës 31 vjeç, motra e tij Barbara e moshës 45 vjeçe, dhe miku i tyre z. Andrea Fagnoni i moshës 31 vjeç. Z. Fatmir Ara u qëllua për vdekje pasi kishte vonuar rinovimin e një shtëpie që gjendej në zonën e Albas. Shkak për vrasjen e sipërmarrësit shqiptar u bë një investim që z. Davide Giuseppe Osella kishte bërë në Alba. Ai kishte blerë një fermë të cilën donte ta rinovonte. Punën ia kishte besuar 43-vjeçarit shqiptar, Fatmir Ara. Por, punët po shkonin ngadalë, dhe për vrasësin e dyshuar kishin nisur të akumuloheshin borxhe dhe probleme ekonomike. Prandaj mendoi që duke eliminuar z. Fatmir Ara, ai do t’i hiqte qafe këto problem, dhe kështu nisi të planifikonte vrasjen. Bashkë me mikun e tij, z. Andrea Fagnoni, bënë një inspektim në zonën rurale të Shën Karlo Kanveses (San Carlo Canavese). Plani parashikonte që shqiptari të vritej nga z. Davide Giuseppe Osella me një armë zjarri e llojit çifte, që ishte në pronësinë e prindërve të tij. Armën atij ia kishte sjellë e motra, Barbara, e cila e kishte marrë fshehurazi nga benesa e tyre. Ndërsa z. Andrea Fagnoni do të priste në makinë, me qëllim që të largonte vrrasësin nga vendi i krimit. Më 2 shtator z. Davide Giuseppe Osella e mashtroi z. Fatmir Ara dhe e dërgoi në Shën karlo (San Carlo) me justifikimin se do të flisnin për punë. Por sapo arritën në vendin e planifikuar, ai armën nga ku e kishte fshehur, dhe qëlloi 5 herë ndaj z. Fatmir Ara. Pas të shtënës së parë, sipërmarrësi shqiptar ka rënë në tokë, ndërsa autori ka shtënë edhe 4 herë të tjera për t’u siguruar që do të humbte jetën. Më pas shkoi tek bashkëpunëtori që e priste në një distancë të shkurtër nga vendi ku u krye krimi. Duke parë dinamikën e ngjarjes, autoritetet dyshuan fillimisht se bëhej fjalë për një ekzekutim të urdhëruar nga organizatat kriminale. Por, gjatë kryerjes së veprimeve të drejta hetimore, ata krijuan bindjen se të lartpërmendurit ishin vrasësit e z, Fatmir Ara, dhe thelluan hetimet ndaj tyre, duke dokumentuar shkresërisht veprat e tyre kriminale. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)



















Comments