top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË | KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA: SHTETI DO TË JETË BASHKËAKSIONER NË PROJEKTIN E SAZANIT; DO TË JETË PIKA TURISTIKE MË E BUKUR NË DETIN MESDHE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 13
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama zhvilloi në Vlorë një bashkëbisedim me operatorët turistikë mbi sezonin turistik, rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për sipërmarrësit e turizmit dhe reklamimin e Vlorës si një portë e rëndësishme e turizmit shqiptar në qendër të vëmendjes botërore.


Kryeministri Rama tha se shteti shqiptar është në negociata me z. Xherëd Kashnër (Jared Kushner), dhëndrin e Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), lidhur me investimin në ishullin e Sazanit.


Sipas Kryeministrit Rama, ky investim tregon se Shqipëria është një vend shumë i sigurt dhe do të ndikojë ndjeshëm në tregun botëror të turizmit.


Është përhapur gjithandej dhe mediat e huaja kanë shkruar se qeveria ia ka shitur ishullin e Sazanit familjes Tramp (Trump), por kjo nuk është e vërtetë.


Ne nuk e kemi shitur dhe nuk e shesim Sazanin, pasi është pronë e Republikës së Shqipërisë dhe do të mbetet e tillë.


Edhe sot nuk e kemi mbyllur negociatën për Sazanin, por jemi në negociata.


Shteti shqiptar do të jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do të investojë dhe administrojë ishullin, dhe në këtë projekt shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti.


Nuk bëhet fjalë për një resort të mbyllur, si disa resorte që funksionojnë me akses të kufizuar ku hyjnë vetëm banuesit dhe të ftuarit.


Projekti nuk do të jetë i izoluar dhe nuk do të krijohet një hapësirë e mbyllur apo e privilegjuar.


Ai ka ndryshuar gjatë procesit dhe parashikon shumë pak ndërtime, me një profil kulturor dhe artistik të rëndësishëm.


Besoj se do të jetë një nga projektet më të bukura në Mesdhe.


Së bashku me zonën përballë Sazanit, ku po zhvillohet një investim privat me përfshirjen e disa prej arkitektëve më të njohur në botë, kjo do të sjellë rritje të ndjeshme të vlerës së investimeve në të gjithë zonën.


Ata që e shohin ngushtë këtë zhvillim nuk arrijnë të kuptojnë ndikimin e tij më të gjerë.


Do të rritet vlera e pronave dhe e investimeve të reja në Vlorë. Njerëzit do të dëshirojnë të jenë pranë këtij zhvillimi dhe të bëhen pjesë e tij.


Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që operatorët turistikë të Vlorës të kenë një qasje strategjike për të ardhmen e investimeve të tyre.


Në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme, ndryshimi do të jetë më i madh se ai i dekadës së kaluar, edhe si rezultat i këtij investimi.


Momenti që do të nisi zhurma për investimin, ju do e shihni çdo të ndodhi.


Në momentin që tregu global i turizmit do të marri mesazh sen do të nisin investimet, dhe janë bashkuar dhe me Katarin, atëherë tregu do të thotë qënka vend super i siguritë për të investuar”, tha Kryeministri Rama.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page