top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR. 14: KEMI BËRË 300 MIJË LEGALIZIME; KEMI PA BËRË EDHE 70 MIJË; LEGALIZIMET DO TË BËHEN ME SISTEM ME KRITERE TË QARTA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri Rama, në takimin me Asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 14, në Tiranë, tha se:

1-Legalizimet janë një proces i vështirë, kjo nuk diskutohet.


Janë bërë shumë legalizime, afro 300 mijë, por ka akoma edhe një numër rreth 70 mijë që duhen bërë.


Ndërkohë që një pjesë e tyre janë problem sepse janë të pamundura nga ligji aktual.


Janë mbi kolektor, mbi rrugë, por gjithsesi një pjesë tjetër duhen bërë se mund të bëhen.


Ajo që mua më shqetëson është pse dikush që e pret legalizimin që në 2010-ën duhet të presë akoma, ndërkohë që dikush tjetër që e ka bërë kërkesën në 2018-ën duhet ta marri përpara.


Nuk mund ta fillosh ta mbarosh bllokun se pastaj i bie që ai tjetri te blloku tjetër që po pret që në 2010-ën do vazhdojë të presë, ndërkohë që këtu te ky blloku, meqë ra radha te ky blloku, ky tjetri 2018-ës do marri përpara.


Por ama, kur kjo ndodh brenda të njëjtit bllok, që unë kam 10 vjet që pres dhe komshiu im ka 5 vjet që pret dhe komshiu e merr unë s’e marr, atëherë ka një problem.


Ne do përpiqemi që të krijojmë dhe më shumë kapacitet, duke përdorur edhe njësitë bashkiake, duke përdorur edhe koordinatorët, kryepleqtë për të pasur më shumë ritëm procesi.


Gjithsesi puna vazhdon, legalizime bëhen përditë, që të jemi të qartë, nuk është se është diçka që ka ngecur.


Deri tani janë skanuar 54 milionë fletë. Është bërë një punë e madhe dhe tani është fatmirësisht drejt përfundimit.


Do kemi më në fund brenda 2027-s, çdo gjë të dixhitalizuar edhe do jetë më e thjeshtë për të pasur pastaj ndërveprim me njerëzit”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page