VLORË: U ARRESTUAN RUDI PASHAJ DHE KLAUDIO PASHAJ | DHUNUAN FIZIKISHT PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 13, 2024
- 2 min read
Vlorë, Shqipëri | Një sherr masiv ngjau në Vlorë. Protagonistë ishin disa të rinj dhe punonjës të Policisë së Shtetit.
Sherri ngjau në hyrje të Lungomares.
Protagonistë ishin:
1- Z. Rudi Pashaj.
2- Z. Klaudio Pashaj.
Ata ushtronin veprimtari tregtare pa liçensë duke zaptuar hapësirën publike, dhe jepnin motorë elektrikë dhe monopatina me qira.
Së bashku me individë të tjerë hynë në debate me punonjësit e Policisë së Shtetit të cilët më pas i dhunuan fizikisht; dy prej të cilëve pësuan thyeje (fraktura) kockash nga dhuna e ushtruar, ndërsa ndodhen të shtruar në spitalin e Vlorës - jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim | Mbrëmjen e djeshme në Lungomare, punonjësit e qarkullimit rrugor të planizuar në këtë aks, gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat, kanë konstatuar shtetasin D. J., në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar. Gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe masës administrative, janë afruar dy pronarët e subjektit ku shtetasi D. J. kishte marrë motorin elektrik me qera, konkretisht shtetasit R. P. dhe K. P., të cilët së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura, jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, oficeri i Prokurorisë ka bërë ndalimin e dy shtetasve R. P., 29 vjeç dhe K. P., 23 vjeç, (vëllezër), të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.
2 shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qera të mjeteve elektrike, gjithashtu kanë rezultuar se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.
Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Vlorës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe t’i përgjigjen urdhrave të punonjësve të Policisë për të shmangur incidente të tilla të papranueshme.
Bashkëpunimi me Policinë është thelbësor për të garantuar sigurinë dhe rendin publik në qytet, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments