top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI XARRË; SARANDË | ERIND YZEIRAJ (BANUES NË PATOS) U ARRESTUA; TRAFIK EMIGRATËSH (13 VETA).

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Apr 3
1 min read

Fshati Xarrë, Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Erind Yzeiraj, me moshë 27 vjeç, banues në Patos.


Njoftim | Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve intensive dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Distanca”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve.


Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi:


-E. Y., 27 vjeç, banues në Patos.


Ky shtetas u kap në flagrancë, gjatë natës, në fshatin Xarrë, duke transportuar me automjet, 13 emigrantë nga Egjipti, kundrejt pagesës.


Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga kufiri me Greqinë, dhe synonin të kalonin ilegalisht në vendet e tjera të BE-së.


Automjeti më të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page