“RRUGA E KRYQIT” (VIA CRUCIS) E PAPA LEO XIV-të: ATA QË VENDOSIN PËR LUFTËRAT DO T'I PËRGJIGJEN ZOTIT; KA NGA ATA QË BESOJNË SE KANË AUTORITET TË PAKUFIZUAR DHE MENDOJNË SE MUND TA ABUZOJNË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 3
- 1 min read

Vatikan | “Ka nga ata që besojnë se u është dhënë autoritet i pakufizuar dhe mendojnë se mund ta përdorin dhe abuzojnë atë sipas dëshirës”.
Kështu thuhet në tekstin e “Rrugës së Kryqit” (Via Crucis), stacioni i parë që Papa Leo XIV-të do të udhëheqë sonte në Kolose.
Autori, At Françesko (Francesco) Patton, kujton se çdo autoritet do të duhet të përgjigjet para Zotit për mënyrën se si e ushtron pushtetin që ka marrë; pushtetin për të gjykuar, por edhe pushtetin për të filluar ose për t'i dhënë fund luftës, pushtetin për të edukuar dhunën ose paqen, pushtetin për të nxitur dëshirën për hakmarrje ose pajtim, pushtetin për të përdorur ekonominë për të shtypur popujt ose për t'i çliruar ata.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments