top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VJEN SUPERPREFEKTI I RI | LIGJI E VESH ME KOMPETENCA TË REJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 30, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në trajtën që është aktualisht ligji i prefektit është tejet i dobët, dhe e ka zhvlerësuar tej mase funksionin e prefektit në territor.


Ligji i ri do të parashikojë kompetenca të reja, që do ta bëjnë rolin e prefektit dinamik, llogarikërkues, dhe të qenit afër problematikave të qytetarëve.


Nga kompetenca për të propozuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, te ministri përgjegjës për çështjet vendore, detyra për monitorimin e zbatimit të projekteve me fonde të qeverisjes qendrore, deri te marrja e raportimeve çdo 10 ditë nga Drejtori i Policisë Vendore, për situatën e rendit, parashikohet të jenë detyrat e reja të Prefektit të qarkut.


Ndryshimet e kompetencave të Prefektit të Qarkut janë parashikuar te projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016”, “Për prefektin e qarkut” i publikuar te konsultimet publike nga Ministria e Brendshme.


Referuar relacionit shoqërues, ndryshimet e propozuara synojnë të forcojnë rolin e prefektit të qarkut, si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në qark.


Domosdoshmëria e ndryshimeve ligjore, veçon relacioni, forcon rolin e Prefektit në qark për të mundësuar shërbime dhe qeverisje sa më pranë qytetarëve.


Por për ekspertët e pushtetit vendor disa nga kompetencat e reja që pritet t’i shtohen Prefektit të Qarkut, prevalojnë mbi ligjin aktual të vetëqeverisjes vendore, ose, në raste të caktuara, mbivendosin autoritetin e Prefektit, me autoritete të tjera.


Në projektligj është shtuar se një nga detyrat e Prefektit do të jetë të “propozojë pranë ministrit përgjegjës për çështjet vendore shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë pjesë e qarkut përkatës në rast të kryerjes së shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page