top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VIZITO ALARUPIN! | FSHATIN ME NATYRËN MË TË BUKUR NË SHQIPËRI! | ÇAJ MALI BIO SA TË DUASH!

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 20, 2023
1 min read

Updated: Jul 1, 2025


Alarup, Pogradec, Shqipëri | Pamje fantastike që pasqyrojnë natyrën e fshatit Alarup, lidhen me shtegun “Alarup-Pllaja e Pusit”, i cili është pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Ujor/Tokësor, në Qarkun e Korçës.

“Shtegu Alarup-Maja e Pllajës së Pusit”, është një shteg piktoresk, së fundmi i frekuentuar shpesh, nga të apasionuarit e alpinizmit.

Në pikën më të lartë të tij, 2288 metër mbi nivelin e detit, është mundësia të shijosh pamjen mahnitëse të tre liqeneve: liqenit të Ohrit dhe dy liqeneve të Prespës, atij të vogël dhe atij të madh.


Vajtja atje organizohet nga udhërrëfyes (guida) të ndryshm, që organizojnë ngjitje në këtë zonë të Pogradecit, sidomos kur koha e moti e lejojnë një gjë të tillë, pasi ngjitja që nis nga fshati Alarup, konsiderohet e nivelit me vështirësi mesatare.

Gjithsesi vizitorët e kësaj maje janë të shumtë e nuk janë ndalur as në kohë dimri, ku vendi mbulohet nga dëbora. “Pllaja e Pusit” ka një pamje shumë të bukur mbi komplet zonën.


Kjo ngjitje ka një disnivel rreth 1250 m, 6 km ngjitje dhe 12 km në tërësi ngjitje-zbritje.

Sipas udhërrëfuesve, për ta realizuar ngjitjen nevojiten afërsisht 7 orë, duke llogaritur dhe pushimet gjatë rrugës, dhe atë në majë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page