VENEZUELË | FLUTURIMET DIREKTE MIDIS SHBA-ës DHE VENEZUELËS RIFILLUAN PAS SHTATË VITESH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Fluturimet direkte midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës rifilluan zyrtarisht sot pas një ndërprerjeje shtatëvjeçare, duke demonstruar më tej klimën e bashkëpunimit me ShBA-ës të iniciuar nga qeveria e Presidentes së përkohshëme Delsi (Delcy) Rodriguez, pas operacionit ushtarak të 3 janarit që çoi në kapjen rob të diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro.
Rifillimi i udhëtimit ajror midis dy vendeve u përurua nga një fluturim i shoqërisë “American Airlines” nga Maiemi (Miami) në Karakas, dhe lajmi u nda edhe në mediat sociale të Shtëpisë së Bardhë me një postim ku thuhej se kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa udhëheqjen e guximshme të Presidentit Trump në Operacionin “Absolute Resolve”, i shoqëruar nga një poster ku shkruhej “Mirë se vini në Venezuelë”.
Aeroplani u zbulua nga linja ajrore të mërkurën në Fort Worth të Teksasit dhe u përshëndet nga Sekretari i Transportit i ShBA-ës, Sin Dafi (Sean Duffy), si një emblemë e krenarisë amerikane.
Fluturimi i parë, i operuar nga dega e shoqërisë “Envoy Air”, thuhet se ofroi një menu speciale venezueliane me kaçapas (tortila me misër të ëmbël) dhe sallatë pule me majonezë (reina pepiada).
Shoqëria “American Airlines”, e cila kishte fluturuar për në Venezuelë që nga viti 1987 dhe ishte transportuesi kryesor në këtë linjë, pezulloi operacionet në vitin 2019 për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve gjatë politikës së presionit maksimal të zbatuar nga administrata e parë e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) kundër regjimit të diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments