UDHËHEQËSJA E OPOZITËS VENEZUELIANE MARIA KORINA MAKADO (CORINA MACHADO): JAM E VENDOSUR TË KTHEHEM NË VENEZUELË PAVARËSISHT GJITHÇKAJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Korina Makado (Corina Machado), tha se ishte e vendosur të kthehej në Venezuelë pavarësisht ndodhisë së krahut të saj të djathtë, Juan Pablo Guanipa, i arrestuar vetëm disa orë pasi u lirua nga burgu.
“Kjo nuk ka asnjë lidhje me kthimin tim. Përkundrazi”.
Kështu u tha udhëheqësja politike Makado (Machado) gazetarëve në Uashington, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ish-kongresmenja u largua fshehurazi nga vendi i saj për të pranuar Çmimin Nobel për Paqen dhjetorin e kaluar.
“Në kohën e duhur, detajet do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare”, tha ajo - pasi u largua nga selia e Komisionit Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut, ku denoncoi represionin e ripërtërirë të Çavizmit.
Paraburgimi i veprimtarit politik Pablo Guanipa u mbrojt nga Ministri i Brendshëm venezuelan Diosdado Kabelo (Cabello), i cili, pretendoi se disidenti kishte shkelur kushtet e lirimit të tij.
“Disa disidentë e konsiderojnë veten të paprekshëm, duke besuar se mund të bëjnë çfarë të duan dhe të krijojnë kaos në vend duke shkelur pikërisht kushtet nën të cilat iu dha liria e tyre”.
Kështu tha Ministri i Brendshëm Kabelo (Cabello) - gjatë një konference të transmetuar nga kanali shtetëror “VTV”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments