UDHËHEQËSJA E OPOZITËS VENEZUELIANE MARIA KORINA MAKADO (MARÍA CORINA MACHADO) U PRIT NË SHTËPINË E BARDHË PËR HERË TË DYTË NGA PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Korina Makado (María Corina Machado), u prit për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump); në një takim (të konsideruar si mirësjelljeje) nga Uashingtoni, ku morën pjesë edhe Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio dhe Shefja e Shtabit Suzi Uaills (Susie Wiles).
Sipas entit medatik “Radio Caracol”, vizita private (e cila, u zhvillua të premten dhe u konfirmua nga ekipi i laureates së Çmimit Nobel për Paqen) i shërbeu veprimtares politike Makado (Machado) për të përcaktuar planin e saj për një tranzicion politik në Venezuelë.
E gjithë kjo ndërkohë që presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodrigues, ka siguruar njohjen e legjitimitetit të qeverisë së saj nga Presidenti Tramp (Trump).
Zyra e shtypit e fitueses së Çmimit Nobel për Paqen Makado (Machado) pohoi gjithashtu në mediat sociale virtuale se ish-kongresmenja liberale do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit presidencial në Kili javën e ardhshme, pasi ka marrë një ftesë të veçantë nga Presidenti i zgjedhur Jose Antonio Kast.
Në Venezuelë lirimet nga burgjet po vazhdojnë sipas ligjit të ri të amnistisë.
Ndër lirimet e fundit janë politikani i opozitës Omar Torres, ish-kongresmeni disident Fernando Orozko (Orozco( dhe aktivistja spanjollo-venezueliane Anxhela Eksposito (Ángela Expósito).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments