SHBA-ës DHE AUTORITETET E PËRKOHSHME TË VENEZUELËS RIVENDOSËN MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE (PAS PRISHJES SË VITIT 2019) ME FOKUS NË STABILITET DHE NË RIMËKËMBJE EKONOMIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe autoritetet e përkohshme të Venezuelës kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore.
Kështu njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit - duke shtuar se ky hap do të lehtësojë përpjekjet e përbashkëta për të promovuar stabilitetin, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe pajtimin politik në Venezuelë.
“ShBA-ës synojnë të ndihmojnë popullin venezuelian të përparojë përmes një procesi gradual që krijon kushtet për një tranzicion paqësor drejt një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike”, u tha në njoftim.
Shtetet e Bashkuara riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj popullit venezuelian dhe për të punuar me partnerët rajonalë për stabilitetin dhe prosperitetin.
Në muajt e fundit, pas një faze kontaktesh eksploruese dhe misionesh diplomatike paraprake, Uashingtoni dhe Karakasi kanë filluar negociatat për të rihapur përfaqësitë e tyre përkatëse dhe për të rivendosur kanalet zyrtare të bashkëpunimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments