VENEZUELË | QEVERIA ÇAVISTO-KOMUNISTE VENDOSI REKORD; INFLACIONI SHKOI NË 475% NË VITIN 2025 (MË I LARTI NË BOTË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 7
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | “Venezuela e mbylli vitin 2025 me inflacion prej 475%, më i larti në botë”.
E thënë kjo sipas të dhënave të botuara nga Banka Qendrore e vendit (BCV), e cila, botoi indeksin e saj të parë të çmimeve të konsumit në më shumë se një vit.
Inflacioni ka goditur më rëndë mallrat dhe shërbimet thelbësore; çmimet e ushqimit dhe pijeve u rritën me 532% vitin e kaluar; çmimet e arsimit me 570%; kujdesi shëndetësor dhe qiratë u rritën përkatësisht me 445% dhe 340%.
Me paga mesatare midis 100 dhe 300 dollarëve në muaj, duke përfshirë bonuset dhe përfitimet qeveritare që përbëjnë 90% të totalit, shumë venezuelianë e kanë të vështirë të përballojnë koston e jetesës.
Sipas vlerësimeve të pavarura, vetëm mbulimi i kostove të ushqimit do të kërkonte të paktën 700 dollarë në muaj, duke pasur parasysh se ekonomia e Karakasit është praktikisht e dollarizuar.
Ekonomistët presin që rritjet e përgjithshme të çmimeve të ngadalësohen në vitin 2026, falë perspektivave të përmirësuara ekonomike dhe normalizimit gradual të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky parashikim pohohet nga të dhënat e botuara nga vetë BCV-ja, të cilat, tregojnë se inflacioni venezuelian në muajin shkurt ishte 14.6%, nga 32.6% që ishte në muajin janar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments