VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ NËNSHKROI MARRËVESHJE NAFTE ME KOMPANINË SHUMËKOMBËSHE BRITANIKE TË HIDROKARBUREVE “SHELL”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 6
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | “Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, ka nënshkruar marrëveshje nafte me kompaninë shumëkombëshe britanike Shell”.
Kështu raportoi televizioni shtetëror “Venezolana de Televisión” - por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e marrëveshjeve dhe pa treguar pamje nga një takim me drejtues dhe zyrtarë, përfshirë Sekretarin e Brendshëm të ShBA-ës, Daf (Doug) Burgum, i cili, po vizitonte Venezuelën.
“Në një hap vendimtar për të forcuar industrinë tonë, Presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez udhëhoqi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me kompaninë ndërkombëtare të naftës Shell”.
Kështu njoftoi “Fanb TV”, kanali shtetëror i dedikuar Forcave të Armatosura Bolivariane, në një mesazh të postuar në llogarinë e tij zyrtare në platformën sociale virtuale “Telegram”.
“Kjo aleancë strategjike konfirmon se Venezuela vazhdon të jetë një destinacion i sigurt dhe i besueshëm për investimet e huaja, duke nxitur zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe stabilitetin ekonomik të vendit”, u tha atje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments