VENEZUELË | PRESIDENTI ÇAVISTO-KOMUNIST I ASAMBLESË KOMBËTARE JORGE RODRIGUEZ MBROJTI ROLIN E GAZETARISË SË PAVARUR DHE PRANOI GABIMET NË LIDHJE ME TË BURGOSURIT POLITIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 3
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Presidenti i Asamblesë Kombëtare (Parlamentit) të Venezuelës, Jorge Rodriguez, mbrojti rolin e gazetarisë së pavarur dhe pranoi se janë bërë gabime me arrestimet e qindra njerëzve në vitet e fundit.
Kjo shenjë e re e hapjes në lidhje me lirinë e shtypit dhe menaxhimin e të burgosurve politikë vjen dy muaj pas kapjes së diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro.
Presidenti i Parlamentit Rodriguez pranoi se janë bërë gabime në disa raste që përfshijnë persona të privuar nga liria e tyre.
Nga ligji i amnistisë i shpallur më 19 shkurt deri më tani kanë përfituar qindra të burgosur politikë dhe mbi 5600 persona të mbajtur më parë në paraburgim, të cilët, tani janë të lirë.
Sipas përditësimit të fundit, OJQ-ja Foro Penal ka treguar se 568 persona janë ende të ndaluar për arsye politike.
Presidenti i Parlamentit njoftoi një proces intensiv të rishikimit të sistemit gjyqësor, si pjesë e një reforme të kërkuar edhe nga Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments