top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | ASAMBLEJA ÇAVISTO-KOMUNISTE KOMBËTARE VOTOI UNANIMISHT PRO PËR LIGJIN E RI TË KRYQIT TË KUQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Asambleja Kombëtare e Venezuelës ka miratuar unanimisht, në debatin e dytë, Ligjin e ri për Kryqin e Kuq.


Teksti, i përbërë nga njëzet e tetë nene të ndara në shtatë kapituj, synon të mbrojë punonjësit humanitarë dhe ta përcaktojë institucionin si një entitet moral sipas ligjit publik.


Presidenti i Parlamentit Jorge Rodriguez festoi votimin duke theksuar vlerën e misionit të shpëtimtarëve.


Ligji, përfaqëson njohjen e punës së institucionit për të mbrojtur ata që, në heshtje dhe shpesh të panjohur, ndihmojnë ata që vuajnë”, tha ai.


Zv/Presidentja e Asamblesë Gresia Kolmenares (Grecia Colmenares) gjithashtu vlerësoi përpjekjet e palodhura të vullnetarëve, duke lartësuar dashurinë e tyre për këtë vend dhe për njerëzimin në ndarjen e vazhdueshme të njohurive të tyre për mirëqenien e qytetarëve.


Dokumenti përfundimtar iu dërgua më në fund Presidentes së përkohëshme Delsi (Delcy) Rodriguez për shpallje (dekretim) zyrtare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page