top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | QEVERIA ÇAVISTO-KOMUNISTE BOTOI DEKRET ME ANË TË CILIT URDHËRON AUTORITETET TË KRYEJNË ARRESTIME NË FLAGRANCË PËR AGJITACION DHE PROPAGANDË NDAJ KUJTDO QË MBËSHTET ARRESTIMIN E MADUROS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Karakas, Venezuelë | Qeveria çavisto-komuniste e Venezuelës botoi të hënën një dekret, i cili, i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë të kapin çdo person të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e arrestimit të diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas Maduro.


Dokumenti, është nënshkruar nga diktatori Maduro, i cili, u kap rob nga forcat e posaçme ushtarake amerikane dhe aktualisht është i burgosur në Jorkun e Ri për shkelje penale të lidhura me narko-terrorizmin.


Agjencitë policore kombëtare, shtetërore dhe bashkiake duhet të ndërmarrin menjëherë kërkimin dhe kapjen në të gjithë territorin kombëtar të çdo personi të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e sulmit të armatosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Republikës (…) me qëllim ndjekjen penale të tyre”, thuhet në tekstin e dekretit, i miratuar nga Presidentja e përkohëshme Delsi (Delcy) Rodríguez.


Dekreti ishte përgatitur dhe shpallur në fund të shtatorit, disa javë pas fillimit të vendosjes detare amerikane në Karaibe, por përmbajtja e tij ishte e panjohur, pasi ishte përditësuar me ngjarjet e fundjavës.


Masa ka fuqinë e ligjit dhe do të mbetet në fuqi për 90 ditë, me një zgjatje të mundshme për 90 ditë të tjera.


Kushtetuta e Venezuelës përcakton që, në gjendje të jashtëzakonshme, një dekret i garanton presidentit pushtet pothuajse të plotë politik, ekonomik dhe shoqëror mbi vendin.


Kjo është hera e parë që kjo dispozitë është përdorur që nga miratimi i Kushtetutës aktuale në vitin 1999, e cila, thotë se mund të dekretohet në rast të një konflikti që rrezikon seriozisht sigurinë e kombit, qytetarëve të tij ose institucioneve të tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page