top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA E PËRKOHSHME E VENEZUELËS DELSI (DELCY) RODRIGUEZ I KËRKOI PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) TË PUNOJNË SË BASHKU PËR PAQEN DHE DIALOGUN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Karakas, Venezuelë | Në mesazhin e saj të parë si presidente e përkohshme e Venezuelës pas kapjes rob të diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro, Delsi (Delcy) Rodriguez iu drejtua Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), duke e nxitur atë të punojë së bashku dhe duke bërë thirrje për një marrëdhënie respekti midis dy vendeve, të karakterizuar nga paqja dhe dialogu, jo lufta.


Ajo e bëri këtë apel pasi kryesoi mbledhjen e saj të parë të kabinetit.


President Danlld Tramp (Donald Trump), populli ynë dhe rajoni ynë meritojnë paqe dhe dialog, jo luftë. Ky ka qenë gjithmonë qëndrimi i Presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro dhe është qëndrimi i të gjithë Venezuelës në këtë kohë.


Vendi ynë aspiron të jetojë pa kërcënime të jashtme, në një klimë respekti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.


Ne besojmë se paqja globale ndërtohet duke siguruar së pari paqen e çdo kombi.


Ne e ftojmë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të punojnë së bashku në një program bashkëpunimi, të orientuar drejt zhvillimit të përbashkët, brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare, dhe për të forcuar bashkëjetesën e qëndrueshme të komunitetit”, tha ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page