top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | QEVERIA DHE OJQ-të NUK BIEN DAKORD PËR NUMRIN E TË BURGOSURVE POLITIKË TË LIRUAR; QEVERIA THOTË 808 LIRIME; SHOQËRIA CIVILE THOTË 266.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 27
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Ministri i Brendshëm dhe i Drejtësisë i Venezuelës, Diosdado Kaelo (Cabello), i tha televizionit shtetëror se 808 persona ishin liruar që para dhjetorit si pjesë e një shqyrtimi të të ndaluarve, duke përsëritur se nuk ka të burgosur politikë në vend dhe duke kritikuar OJQ-të për shpërndarjen e të dhënave të ndryshme.


Më parë, OJQ-ja Foro Penal konfirmoi lirimin e 266 personave të identifikuar si të burgosur politikë që nga 8 janari, fillimi i një plani lirimi të njoftuar nga Kryetari i Parlamentit Jorge Rodriguez, vëllai i Presidentes së përkohshme Delsi (Delcy) Rodríguez.


Midis atyre që u liruan të hënën, më 26 janar, ishte 17-vjeçari Gabriel Rodriguez, i dënuar me dhjetë vjet burg për terrorizëm pasi në celularin e tij u gjetën pamje kritike ndaj qeverisë.


Avokati Alfredo Romero i Gjykatës Penale konfirmoi se i riu u arrestua më 9 janar 2025, kur ishte vetëm 16 vjeç.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page