VENEZUELË | PROKURORI I PËRGJITHSHËM ÇAVISTO-KOMUNIST TAREK UILLIAM (WILLIAM) SAAB DHA DORËHEQJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | “Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Uilliam (William) Saab, i ka paraqitur dorëheqjen Parlamentit, duke i dhënë fund gati nëntë viteve në krye të Prokurorisë Publike”.
Kështu raportuan mediat vendore.
Vendimi vjen pavarësisht faktit se, në tetor 2024, vetë Parlamenti kishte ratifikuar mandatin e tij për një mandat të ri deri në vitin 2031.
Mandati i tij është kontestuar prej kohësh nga organizatat e të drejtave të njeriut; si “Provea” dhe nga një raport i Misionit të Pavarur Ndërkombëtar të Mbledhjes së Fakteve të Kombeve të Bashkuara; i cili, vuri në dukje se në vitin 2018, Prokurori i Përgjithshëm Saab ishte hetuar penalisht paraprakisht për pasurim të paligjshëm dhe përvetësim të dyshuar në lidhje me kontratat me kompaninë Conkor.
Këto hetime u pushuan më pas nga Zyra e Prokurorit Publik, të cilën, ai e drejtonte vetë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments