PROKURORI I PËRGJITHSHËM I VENEZUELËS TAREK UILLIAM (WILLIAM) SAAB NJOFTOI DO TË LËSHOJË NJË URDHËR ARRESTI NDËRKOMBËTAR KUNDËR PRESIDENTIT TË ARGJENTINËS JAVIER MILEI | AKUZË PËR VJEDHJE AVIONI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 19, 2024
- 2 min read
Karakas, Venezuelë | Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Uilliam (William) Saab, njoftoi se zyra e tij do të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar kundër presidentit të Argjentinës, Javier Milei, znj. Karina Milei, sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës dhe Ministres së Sigurisë, Petrishë Bullriç (Patricia Bullrich), për rastin e avionit të mallrave të kompanisë venezueliane Emtrasur.
Prokurori Saab tha në një deklaratë për shtyp se kishte caktuar dy prokurorë të specializuar të cilët po përgatisin urdhrin e arrestit kundër autoritetit më të lartë të Argjentinës, përkatësisht presidentit Milei, motrës së tij Karina dhe ministers Bullriç (Bullrich).
Prokurori Saab thirri një numër nenesh të ligjit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar.
Sipas tij krimet janë kryer në bordin e një avioni të regjistruar rregullisht, kundër venezuelianëve të tjerë dhe se ka përgjegjësi penale.
Boeing 747-300, në pronësi të Emtrasur, filial i ngarkesave të linjës ajrore shtetërore venezueliane Conviasa, u bllokua në aeroportin Ezeiza, në Buenos Aires, në muajin qershor të vitit 2022, kur gjykatat argjentinase iu përgjigjën një kërkese të qeverisë.
Aeroplani - sipas Uashingtonit - ishte blerë ilegalisht nga Venezuela nga linja ajrore iraniane e sanksionuar Mahan Air dhe po përdorej për operacione të fshehta nga agjentë iranianë në të gjithë Amerikën Latine.
Qeveria amerikane më në fund arriti të konfiskonte avionin dhe ta çonte në Miami-Dade County, Florida, shkurtin e kaluar.
Qeveria e presidenti çavisto-komunist Maduro e ka quajtur operacionin një akt piraterie, duke pretenduar se avioni në pronësi të Venezuelës ishte vjedhur.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





















Comments