top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | PROKURORI I PËRGJITHSHËM TAREK SAAB: AMNISTIA DUHET TË PËRFSHIJË EDHE ISH-PRESIDENTIN NIKOLAS MADURO; VETËM NË KËTË MËNYRË MUND TË GARANTOJMË NJË VEND 100% PAQËSOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Saab, tha se shpreson që ligji i amnistisë për të burgosurit politikë që po shqyrtohet nga Asambleja Kombëtare do të sigurojë një vend 100% paqësor dhe do të përfshijë Nikolas (Nicolas) Maduron.


Do të ishte një gjest humanitar, historik dhe i pashembullt”, tha Prokurori i Përgjithshëm Saab në një intervistë me agjencinë franceze të lajmeve “Agence France Presse”.


Diktatori çavisto-komunisto-narko-terrorist Madur u kap rob nga forcat amerikane më 3 janar gjatë një inkursioni ushtarak në Karakas.


Ai aktualisht është në burg në Qytetin e Jorkut të Ri për t'u gjykuar për akuza për drogë.


Zëvendësja e tij, Delsi (Delcy) Rodriguez (e cila mori detyrën me miratimin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) - më pas propozoi një amnisti të përgjithshme, detajet e së cilës, përmbahen në një projektligj që po shqyrtohet nga Parlamenti dhe që mund të miratohet sot, pasi mori miratimin fillestar një javë më parë.


Qeveria ka filluar lirimin e qindra të burgosurve politikë (mbi 400, sipas OJQ-së Foro Penal), por shumë të tjerë mbeten pas hekurave.


Ne meritojmë paqe, që gjithçka të diskutohet përmes dialogut”, tha Prokurori i Përgjithshëm Saab.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page