VENEZUELË | PROKURORI I PËRGJITHSHËM TAREK UILLIAM (WILLIAM) SAAB: AMNISTIA PENALE MBYLL NJË CIKËL TË RËNDËSISHËM HISTORIK TË SHËNUAR NGA KONFLIKTE DHE PLAGË QË ENDE NUK JANË SHËRUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 minutes ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Uilliam (William) Saab, tha se ligji i amnistisë, i miratuar unanimisht nga Parlamenti i Venezuelës, mbyll një cikël të rëndësishëm historik, të shënuar nga konflikte dhe plagë që ende nuk janë shëruar.
Duke folur në Karakas, Prokurori i Përgjithshëm Saab shpjegoi se ligji hap një fazë të re dialogu dhe shkëmbimi idesh, duke shprehur shpresën e tij se dhuna nuk do të përdoret si pretekst për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Ai theksoi kontributin e Ministrisë Publike në grupet e punës me komisionin parlamentar dhe në Programin për Bashkëjetesë Demokratike të promovuar nga Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez, e cila, njoftoi krijimin e një komisioni të posaçëm për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit dhe për të vlerësuar çdo rast të përjashtuar nga teksti.
“Njoftimi u bë përpara Pallatit Miraflores”, raportoi televizioni shtetëror “VTV”.
Presidenti i Komisionit për Revolucionin Gjyqësor dhe nënkryetari i sektorit Diosdado Kabelo (Cabello) do të koordinojë me Parlamentin dhe “Programin për Bashkëjetesë Demokratike” shqyrtimin e pozicioneve që nuk mbulohen nga legjislacioni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments