KRYETARI I PARLAMENTIT ÇAVISTO-KOMUNIST TË VENEZUELËS JORGE RODRIGUEZ PARALAJMËROI SHBA-ës SE NJË KONFLIKT NË KARAIBE DO TË ISHTE SHKATËRRUES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 14
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Kryetari i Parlamentit çavisto-komunist të Venezuelës, Jorge Rodriguez, paralajmëroi për pasojat e pallogaritshme të një lufte të mundshme në Karaibe, duke denoncuar kërcënimin që paraqet vendosja ushtarake e urdhëruar nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Nuk ia vlen dhimbja që një konflikt do të shkaktonte për të gjitha vendet në kontinent, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, tha ai për televizionin shtetëror “VTV”.
Presidenti i Parlamentit të Venezuelës akuzoi Uashingtonin se po ndjek formën maksimale të agresionit për të nxitur ndryshimin e regjimit në Karakas, duke argumentuar se objektivi i vërtetë i operacionit detar antidrogë është të destabilizojë një qeveri të formuar në mënyrë legjitime.
Ministri i Jashtëm çavisto-komunist Ivan (Yván) Gil, përsëriti se Karakasi nuk ka mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por do të kërcënohej në mënyrë të njëanshme nga një vend që përdor kapacitetin e tij për të gjeneruar vdekje dhe shkatërrim.
Sipas Ministrit Gil, vendosja ushtarake e Uashingtonit përbën një përpjekje pushtimi dhe shkel ligjin ndërkombëtar.
Ndërkohë, në OKB, ambasadori venezuelian Samuel Monkada (Moncada) njoftoi se do t'i dërgonte një letër Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, duke kërkuar një dënim të qartë të veprimeve provokuese të ShBA-ës dhe tërheqjen e menjëhershme të forcave amerikane nga Karaibet.
Letra kritikon barazinë e rreme midis Uashingtonit dhe Karakasit dhe pohon të drejtën e Venezuelës për vetëmbrojtje përballë një kërcënimi të afërt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments