top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | NARKO-DIKTATURA E KUQE DËNOI ME 15 VJET BURG STUDENTIN E GAZETARISË QË DENONCOI DERDHJE TË UJËRAVE TË ZEZA DHE DEFEKTE ELEKTRIKE NË KOMUNITETIN E TIJ; U KAP NGA “PATRULLAT KIBERNITIKE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Studenti i gazetarisë Juan Fransisko (Francisco) Alvarado (i arrestuar për raportimin e derdhjes së ujërave të zeza dhe ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike në komunitetin e tij në mediat sociale virtuale dhe në aplikacionin qeveritar VenApp) u dënua me 15 vjet burg në Venezuelën e drejtuar nga narko-diktatura e kuqe.


Unioni Kombëtar i Punonjësve të Shtypit (SNTP) njoftoi lajmin, duke thënë se ai akuzohet për nxitje të rebelimit dhe urrejtjes.


Gjyqi penal u zhvillua në shtetin e Cojedes, por z. Alvarado, pavarësisht se është civil, mbetet i ndaluar në një bazë të Gardës Kombëtare në Guanare, shteti Portuguesa.


Sindikata e quan rastin si emblematik të të ashtuquajturës “Patrullë Kibernetike” (një praktikë mbikëqyrjeje dixhitale që ka çuar në arrestime të shumta arbitrare në vitet e fundit).


Vendimi vjen ndërsa qeveria njofton lirimin e disa të burgosurve politikë; sipas OJQ-së Foro Penale, 154 persona janë liruar, por afërsisht 780 mbeten të ndaluar.


Kolegji Kombëtar i Gazetarëve e dënoi vendimin e gjykatës, duke deklaruar se nuk mund të ketë pajtim pa një shtyp të lirë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page