KUBË | KUFOMAT E 32 MERCENEARËVE QË U VRANË NË VENEZUELË KUR U KAP ROB DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNISTO-NARKO-TERRORIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO DO TË PRITEN ME CEREMONI SHTETËRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | Qeveria kubane po organizon një demonstrim masiv të unitetit kombëtar përpara riatdhesimit të eshtrave të 32 ushtarëve të vrarë gjatë operacionit amerikan në Venezuelë, i cili çoi në kapjen rob të diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro.
Havana ka planifikuar funerale solemne dhe një protestë para Ambasadës Amerikane, mes tensioneve në rritje me administratën Tramp (Trump).
Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) shprehu dhimbje dhe zemërim për atë që e quajti një sulm frikacak dhe kriminal, duke i bërë homazh luftëtarëve që ranë duke mbrojtur aleatin e tij të Amerikës së Jugut.
Ndërkohë, të plagosurit e parë janë kthyer në ishull, të mirëpritur nga udhëheqësit e Forcave të Armatosura dhe Ministria e Brendshme.
Trupat e të rënëve do të ekspozohen në Ministrinë e Forcave të Armatosura, në mënyrë që publiku t'u bëjë nderime.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments