top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | JURISTI ÇAVISTO-KOMUNIST LERI DEVO (LARRY DEVOE) U ZGJODH PROKUROR I RI I PËRKOHSHËM I PËRGJITHSHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Avokat dhe diplomat, një figurë e çavizmit institucional, Leri Devo (Larry Devoe) është Prokurori i ri i përkohshëm i Përgjithshëm i Venezuelës.


Emërimi i tij u njoftua nga Parlamenti pas dorëheqjes së Prokurorit të Përgjithshëm Tarek Uilliam (William) Saab, i cili, u largua nga Prokuroria Publike pas gati nëntë vitesh në detyrë.


I lindur në vitin 1979, ai studioi në Universitetin Katolik Andres Bello në Karakas, i specializuar në shkencat penale dhe kriminologji, dhe mori një diplomë masteri në të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Mbretërinë e Spanjës.


Ai e ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij brenda institucioneve shtetërore, duke mbajtur pozicione në Conatel, organi që rregullon dhe mbikëqyr sektorin e telekomunikacionit, derisa u bë sekretar ekzekutiv i Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut.


Në krye të Këshillit, ai refuzoi hyrjen e hetuesve nga Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut në Venezuelë, ndërsa, në vitin 2019, u vendos në listën e Kanadasë të zyrtarëve shtetërorë të sanksionuar që konsiderohen përgjegjës ose bashkëpunëtorë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe akte korrupsioni.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page