VENEZUELË | DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO: PLANI I MBROJTJES KOMBËTARE CIVILO-USHTARAK ËSHTË GATI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist i Venezuelës, Nikolas (Nicolás) Maduro, ka njoftuar përfundimin e vendosjes së planit të mbrojtjes civilo-ushtarake të koduar “Pavarësia 200”, i nisur muajin e kaluar në përgjigje të frikës nga një sulm ushtarak i mundshëm i ShBA-ës ndaj Venezulës, e cila, akuzohet nga ShBA-ës si narko shtet.
“Sot kemi përfunduar të gjitha zonat gjithëpërfshirëse të mbrojtjes së vendit.
Të gjitha shtetet dhe entitetet federale janë gati për aktivitetet themelore të mbrojtjes kombëtare”, deklaroi ai në një video të postuar në Telegram.
“Prandaj, ne ecim përpara, në unitet të përsosur kombëtar, së bashku me të gjithë venezuelianët që e duan tokën e tyre dhe dëshirojnë të vazhdojnë të fitojnë në rrugën e paqes”, shtoi ai.
Ditët e fundit, diktatori Maduro ka përsëritur vazhdimisht se komanda politike dhe ushtarake e Venezuelës është më e bashkuar se kurrë në mbrojtjen e atdheut dhe njoftoi se afërsisht 6.2 milionë qytetarë janë të regjistruar në Milicinë Bolivariane, një pjesë integrale e sistemit të mbrojtjes kombëtare.
Karakasi i konsideron operacionet e fundit ushtarake amerikane në Karaibe - zyrtarisht kundër trafikimit të drogës - dhe autorizimin e aktiviteteve të CIA-s në vend si kërcënime të drejtpërdrejta për sovranitetin e saj.
Ndërsa frika nga një sulm tokësor rritet, qeveria venezueliane denoncon se nisma të tilla do të synonin të nxisnin ndryshimin e regjimit dhe të merrnin përsipër burimet tokësore dhe nëntokësore të kombit të Amerikës së Jugut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments