DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST I VENEZUELËS NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO URDHËROI STËRVITJE USHTARAKE NË KUFIRIN ME KOLUMBINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 16, 2025
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist i Venezuelës, Nikolas (Nicolás) Maduro, ka urdhëruar ushtrime ushtarake në shtetet Taçira (Táchira), Apure dhe Amazonas, në kufi me Kolumbinë, ndërsa homologu i tij amerikan, Danlld Tramp (Donald Trump), ka deklaruar se po shqyrton sulmet tokësore kundër karteleve të drogës venezueliane.
“Ne do të aktivizojmë të gjithë forcën ushtarake të mbrojtjes globale, mbrojtjes popullore dhe mbrojtjes policore”, njoftoi diktatori Maduro në një mesazh audio në Telegram.
“Ky mobilizim - shtoi ai - do të zbatohet sot si pjesë e Operacionit Pavarësia 200, i vendosur për të forcuar mbrojtjen e vendit”.
Uashingtoni akuzon diktatorin çavist dhe qeverinë e tij se drejtojnë një organizatë të madhe trafikimi droge drejt Shteteve të Bashkuara, ndërsa Karakasi pohon se ShBA-ës po përdorin trafikimin e drogës si pretekst për të imponuar ndryshimin e regjimit dhe për të sekuestruar rezervat e mëdha të naftës së vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments