top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO I SHKROI LETËR PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) | I KA MBUSHUR BREKËT NGA USHTRIA AMERIKANE; U BETUA SE NUK KA GISHT NË TRAFIQET E DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21
  • 1 min read
ree

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist Nikolas (Nicolás) Maduro, ka propozuar hapjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), në një përpjekje të re për të lehtësuar tensionet midis dy qeverive.


Njoftimi erdhi vetëm disa ditë pas sulmit të parë nga forcat amerikane ndaj një anijeje venezueliane më 6 shtator, i cili, vrau njëmbëdhjetë tregtarë droge.


Uashingtoni e justifikoi veprimin duke pretenduar se anija po transportonte trafikantë droge.


Në letrën e siguruar nga agjencia kandeze e lajmeve Rojtërs (Reuters), diktatori Maduro hodhi poshtë akuzat se Venezuela është një rrugë kyçe për trafikun ndërkombëtar të drogës.


Ai ka argumentuar se vetëm 5% e drogës së prodhuar në Kolumbi kalon nëpër Venezuelë, nga e cila, sipas tij, 70% është neutralizuar dhe shkatërruar nga autoritetet Venezueliane.


Në dokument, dikatatori Maduro shprehu dëshirën e tij për të zgjidhur konfliktin dypalësh përmes dialogut të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me një të dërguar të posaçëm (special) të ShBA-ës për të riaktivizuar kanalet diplomatike dhe për të kundërshtuar atë që ai e përshkroi si gënjeshtra dhe lajme të rreme.


Ai sugjeroi emrin e z, Riçërd Grenll (Richard Grenell), duke pranuar rolin e tij në zgjidhjen e incidenteve të mëparshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page