VENEZUELË | DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO NGRITI DUART PËRPJETË | JAM GATI TË ZGJIDHIM BASHKË ME SHBA-ës ÇËSHTJET E DROGËS + NAFTËS + TË BIZNESIT - THA DIKTATORI I KUQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 hours ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist venezuelian Nikolas (Nicolás) Maduro e deklaroi veten të gatshëm për të diskutuar luftën kundër drogës, naftës dhe marrëveshjet ekonomike me Uashingtonin gjatë një interviste televizive të transmetuar dje, në mes të një krize me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, po ushtrojnë presion të madh mbi vendin e tij përmes vendosjes së anijeve luftarake në Karaibe.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara e di këtë, sepse ua kemi thënë shumë zëdhënësve të saj”, tha diktatori Maduro.
“Nëse ata duan të diskutojnë seriozisht një marrëveshje për të luftuar trafikun e drogës, ne jemi gati. Nëse duan naftë nga Venezuela, Venezuela është gati për investime amerikane, si me Chevron, kur të duan, ku të duan dhe si të duan”, tha ai për entin mediatik “VTV”, duke cituar gjithashtu marrëveshjet globale të zhvillimit ekonomik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments