VENEZUELË | DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLAS) MADURO NJOFTOI BOTËN SE SHKATËRROI 9 AVIONË ÇEZNA (CESSNA) QË PËRDORESHIN NGA TRAFIKANTËT E DROGËS; I KA HYRË TMERRI NGA PRESIDENTI AMERIKAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 30, 2025
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Qeveria e diktatorit çavisto-komunist Nikolas (Nicolas) Maduro ka njoftuar se ka shkatërruar të paktën nëntë avionë të përdorur për trafik droge falë një operacioni të forcave ajrore të kryer në shtetin e Amazonas, pranë kufirit me Brazilin.
Vetë diktatori Maduro e njoftoi lajmin në një mesazh të postuar në kanalin e tij platformën sociale “Telegram”, të shoqëruar nga një video që tregon pistën e supozuar klandestine në mes të pyllit tropikal të Amazonës, me disa avionë Çezna (Cessna), që hamendësohet të jenë shkatërruar në tokë.
Mes tensioneve ushtarake në rritje me Shtetet e Bashkuara, të cilat, akuzojnë diktatorin çavisto-komunist Maduro se udhëheq një kartel droge dhe kanë vendosur një flotë masive në brigjet e Venezuelës, qeveria Çaviste pretendon se ka shkatërruar 39 avionë të trafikantëve të drogës me këtë operacion në vitin 2025; gjithashtu një total prej 430 që nga viti 2012.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments