DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO: JAM I GATSHËM PËR BASHKËBISEDIM ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP); E ARDHMJA E AMERIKËS NUK MUND TË VARET NGA LUFTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 27, 2025
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist i Venezuelës Nikolas (Nicolás) Maduro, tha se e ardhmja e Amerikës nuk mund të jetë luftë apo kërcënim ushtarak dhe përsëriti gatishmërinë e tij për t'u angazhuar në dialog me Presidentin e ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump).
Duke folur në një takim me anëtarët e Brigadës Ndërkombëtare Kubë-Venezuelë, diktatori Maduro hodhi poshtë çdo sugjerim për një kthim në kolonializëm në një kohë tensionesh të larta me Uashingtonin mbi vendosjen ushtarake amerikane në Karaibe, të cilën, Karakasi e denoncon si presion që synon ndryshimin e regjimit.
“Koha e kolonializmit, skllavërisë dhe servilizmit ndaj fuqive imperiale ka mbaruar prej kohësh”, tha diktatori Maduro.
Në fjalimin e tij, të transmetuar në televizionin shtetëror, diktatori Maduro akuzoi sektorët e pushtetit në Shtetet e Bashkuara se po ndërtojnë një realitet virtual për të justifikuar plaçkitjen e burimeve të Venezuelës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments