top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO FILLOI STËRVITJET USHTARAKE NË TË GJITHË VENDIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 11, 2025
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Ministria e Mbrojtjes e Venezuelës ka njoftuar nisjen e një vendosjeje masive të forcave tokësore, detare, lumore, ajrore dhe raketore si pjesë e një plani mbrojtës të sovranitetit në përgjigje të veprimeve ushtarake dhe kërcënimeve imperialiste nga Shtetet e Bashkuara.


Një deklaratë zyrtare thekson se ushtrimet filluan sot në të gjithë vendin me urdhër të vetë Presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro dhe do të përfundojnë nesër.


Qëllimi është të sigurohet koordinimi i mobilizimit, i cili, përfshin edhe milicitë civile.


Tensionet me Uashingtonin vazhdojnë të përshkallëzohen pas vendimit të administratës Tramp (Trump) për të vendosur forca detare dhe ajrore në Karaibe dhe Paqësorin Lindor për të luftuar trafikun e drogës.


Javën e kaluar, Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) mohoi thashethemet për veprime të afërta ushtarake kundër Venezuelës, por nuk përjashtoi operacionet e inteligjencës dhe deklaroi se ditët e Maduros janë të numëruara.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page