VENEZUELË | DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO: RRËZUAM DY AEROPLANË QË TRAFIKONIN DROGË; ATA DONIN TË HYNIN NË TERRITORIN TONË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist i Venezuelës, Nikolas (Nicolás) Maduro, tha se dy aeroplanë, të dyshuar për lidhje me trafikun e drogës, hynë në hapësirën ajrore të Venezuelës dhe u shkatërruan nga ushtria.
Incidenti vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbajnë një prani të fortë ushtarake në Karaibe.
“Ndërsa ShBA-ës po lëviznin nëpër Karaibe, dy avionë të trafikimit të drogës u përpoqën të hynin në hapësirën ajrore të Venezuelës dhe fluturuan pikërisht para tyre”, deklaroi diktatori çavisto-komunist i Amerikës së Jugut në programin javor “With Maduro+”, i transmetuar në kanalin shtetëror “VTV”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments