VENEZUELË | DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO: ME RUSINË E KAM GRURË; RUSIA NUK ËSHTË FUQI IMPERIALISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 5, 2025
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | “Diktatori çavisto-komunist i Venezuelës, Nikolas (Nicolás) Maduro, deklaroi se vendi i tij dhe Rusia po bëjnë përparim në bashkëpunimin ushtarak, të cilin, e përshkroi si të qetë dhe shumë të frytshëm dhe i cili, do të vazhdojë”.
Në programin “With Maduro+”, kur u pyet për kontaktet midis Karakasit dhe Moskës mes tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, diktatori çavisto-komunist shpjegoi se ka komunikim të përditshëm dhe të vazhdueshëm me qeverinë e Vladimir Putinit për shumë çështje në zhvillim, përfshirë ato ushtarake.
“Rusia është një fuqi globale - tha ai - por është e aftë të krijojë marrëdhënie barazie, respekti dhe bashkëpunimi me vende si Venezuela.
Marrëdhënia jonë është shembullore sepse rusët, të udhëhequr nga Presidenti Putin, kanë ndërtuar një kornizë respekti për të drejtën ndërkombëtare dhe bashkëpunimi për zhvillim të ndërsjellë.
Ata nuk kanë ambicie imperialiste”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments