top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST VENEZUELIAN NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO I BËRI THIRRJE CELAC-ut DHE BASHKIMIT EVROPIAN TË MBAJNË NJË QËNDRIM TË VENDOSUR KUNDËR SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read
ree

Shën Martë (Santa Marta), Kolumbi | Diktatori çavisto-komunist venezuelian Nikolas (Nicolás) Maduro u dërgoi një letër pjesëmarrësve në samitin e Bashkimit Evropian-Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC), që po zhvillohet aktualisht në Kolumbi, duke bërë thirrje për një akt vendosmërie kundër asaj që ai e quajti politikën ndërhyrëse sistematike të Shteteve të Bashkuara dhe ringjalljen e Doktrinës Monro (Monroe), e cila, udhëhoqi politikën e jashtme të Uashingtonit në shekujt 19 dhe 20.


Takimi shënohet nga vështirësia e vendeve pjesëmarrëse në arritjen e një qëndrimi të përbashkët duke dënuar sulmet e fundit të ShBA-ës në Karaibe kundër trafikantëve të dyshuar të drogës, të cilat, rezultuan në 70 vdekje dhe u denoncuan nga OJQ të ndryshme si ekzekutime jashtëgjyqësore.


Diktatori Maduro, i cili nuk do të marrë pjesë personalisht, ia besoi mesazhin Ministrit të tij të Jashtëm, Ivan (Yvan) Gil.


Kur aktet e armatosura dhe vdekjeprurëse justifikohen në emër të sigurisë ose luftës kundër krimit, shkelet e drejta ndërkombëtare dhe shkelet jeta njerëzore”, tha diktatori Maduro, duke akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të imponojë një epokë të re dominimi në continent nën pretekstin e sigurisë.


Ai u bëri thirrje vendeve të CELAC-ut që ta shpallin Amerikën Latine një zonë paqeje dhe të refuzojnë çdo militarizim të Karaibeve, duke bërë thirrje për një hetim të pavarur të OKB-së mbi ekzekutimet e raportuara.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page