VENEZUELË | 200 TË BURGOSUR POLITIKË HYNË NË GREVË URIE; KËRKOJNË LIRIM TË MENJËHERSHËM PAS SHPALLJES SË AMNISTISË PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Përafërsisht 200 të burgosur në burgun El Rodeo në Karakas të Venezuelës kanë filluar një grevë urie duke kërkuar amnisti për të gjithë të burgosurit politikë dhe lirimin e tyre të menjëhershëm.
Udhëheqësi i opozitës, Juan Pablo Guanipa - i konsideruar si krahu i djathtë i udhëheqëses politike Maria Korina Makado (Corina Machado) - i cili, u lirua së fundmi pas më shumë se nëntë muajsh burg, raportoi se rreth 200 të burgosur politikë në Rodeo kanë filluar një grevë urie.
“Ne raportojmë gjendjen e pasigurt shëndetësore të shumicës së të burgosurve në burg dhe kërkojmë lirinë e plotë, të menjëhershme dhe të pakushtëzuar të të gjithë të burgosurve politikë, civilë dhe ushtarakë”, tha z. Guanipa.
Lajmi për grevën e urisë pohohet edhe në një postim në rrjetin social virtual Iks (X) nga znj. Maria Aleksandra (Alexandra) Gomez, bashkëshortja e xhandarit argjentinas Nahuel Gallo, i cili, është mbajtur në burgun El Rodeo për më shumë se një vit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments