top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VDIQ LLESH PEPOSHI | E SHTYPI MAKINA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 10, 2023
  • 1 min read

Aliaj, Malësi e Madhe, Shqipëri | Nuk kanë të ndalur aksidentet rrugore, të cilat, po u marrin jetën qytetarëve shqiptarë përdorues të rrugës, edhe pse policia rrugore dhe ajo e rendit janë angazhuar maksimalisht për sanksionimin administrativ të shkelësve të Kodit Rrugor.


Një aksident automobilistik, me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur këtë të diel në Malësi të Madhe, nga ku, prej policisë, bëhet me dije se në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues z. K. S., 20 vjeç, ka përplasur z. Llesh Peposhi, 68 vjeç (këmbësor).


Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën.


Zotëria me shkronjat nistore të gjeneraliteteve K. S., është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page