top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VATIKANI: INTELIGJENCA ARTIFICIALE DUHET TRAJTUAR ME SHUMË KUJDES NË VENDIMET USHTARAKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Vatikan | Inteligjenca artificiale, e cila, sigurisht mund t'i ndihmojë njerëzit të marrin një sërë vendimesh, duhet të qeveriset gjithmonë”.


Ky është treguesi që vjen nga dokumenti i ri i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar i miratuar nga Papa Leo XIV-të.


Inteligjenca artificiale ngop dhe përcakton në mënyra delikate çdo aspekt të jetës.


Rezultati është një botë e hiperlidhur, me një përshpejtim në rritje të dinamikave ekonomike, politike, sociale dhe ushtarake, të cilat, rrezikojnë të bëhen të pakontrollueshme dhe për këtë arsye të paqeverisshme” thuhet në dokument - duke theksuar gjithashtu rrezikun e përfundimit të nënshtrimit ndaj pushtetit ose qëllimeve të tregut që nuk janë gjithmonë transparente.


Kjo rrit kontrollin shoqëror dhe rrezikun e manipulimit.


Pastaj ka sektorë të ndjeshëm, siç është ushtria, të cilët, sipas Komisionit Teologjik, nuk mund të jenë prerogativë e inteligjencës artificiale.


Në nivelin e aplikimit, Inteligjenca Artificiale në kuptimin e ngushtë ngre probleme në lidhje me besueshmërinë e të dhënave dhe kriteret me të cilat programuesit i përpunojnë ato për t'i bërë të disponueshme.


Është e paqartë se cilat paragjykime ose sisteme pushteti ndikojnë në punë.


Në veçanti, lindin dyshime serioze - sipas ekspertëve të teologjisë së Vatikanit - në lidhje me proceset e automatizuara të vendimmarrjes bazuar në Inteligjencës Artificiale në fusha të ndjeshme të jetës njerëzore.


Si psh, kur:

1- Vendoset nëse do të ofrohet apo jo kujdes mjekësor.

2- Kur jepen kredi ose hipoteka.

3- Kur ofrohet sigurime.

4- Kur zhvillohen çështje penale në gjykatë, ose kur vlerësohet sjellja e të burgosurve dhe recidivizmi i mundshëm me qëllim uljen e dënimeve.

5- Kur vendoset për sulme ushtarake ose ndërhyrje të zbatimit të ligjit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page