VATIKAN | PAPA LEO XIV-të PRANOI DORËHEQJEN E PESHKOPIT SPANJOLL RAFAEL ZORNOZA I CILI PO HETOHET PËR ABUZIM SEKSUAL I DYSHUAR SE KA NDODHUR NË VITIN 1990.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Vatikan | “Papa Leo XIV-të ka pranuar dorëheqjen e një peshkopi në Spanjë, i cili, po hetohet për një rast të dyshuar abuzimi”.
Kështu tha Vatikani.
Peshkopi Rafael Zornoza është nën hetim për një akuzë për abuzim seksual të një djali adoleshent në vitet 1990, të cilën ai e mohon.
Peshkopi Zornoza, i cili, kishte drejtuar Dioqezën e Cadiz y Ceuta në bregdetin jugor të Spanjës që nga viti 2011, është peshkopi i parë katolik spanjoll që dihet publikisht se është hetuar nga Vatikani për një akuzë për abuzim seksual.
Në moshën 76-vjeçare, Peshkopi Zornoza është një vit përtej moshës tradicionale të daljes në pension për peshkopët katolikë.
Për dekada të tëra, Kisha me 1.4 miliardë anëtarë është tronditur nga skandale në të gjithë botën që përfshijnë abuzime dhe mbulim të fakteve, duke dëmtuar besueshmërinë e saj dhe duke i kushtuar asaj.
Dioqeza e Cadiz y Ceuta tha këtë muaj se akuzat po hetoheshin nga një gjykatë kishtare që po mblidhet në ambasadën e Vatikanit në Spanjë, e vendosur në Madrid.
Papa Leo XIV-të, i cili, u zgjodh në muajin maj, ka mbajtur dy takime me grupe të të mbijetuarve të abuzimeve seksuale gjatë muajit të kaluar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments