VATIKAN | JUBILEU ARRITI KULMIN E VIZITORËVE; 30 MILIONË PELEGRINË TE DYERT E SHENJTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 2 min read

Vatikan | Numërim mbrapsht deri në fund të Jubileut.
Mbi 30 milionë pelegrinë kanë kaluar nëpër Dyert e Shenjta të hapura në katër bazilikat e Jubileut dhe mbi tre milionë kanë marrë pjesë në ngjarjet e Vitit të Shenjtë.
Këta numra duhet t'i shtohen një milion të rinjve që morën pjesë në ngjarjen e gushtit në Tor Vergata.
Vlerësimi i parë i pjesëmarrjes në Romë doli gjatë një takimi teknik në selinë e Policisë të mbajtur në përgatitje të ngjarjeve të fundit, duke filluar me festimet për Konceptimin e Papërlyer.
Këtyre numrave (të cilëve u shtohen edhe tre milionë të pranishmit në kryeqytet për funeralin e Papa Françeskut dhe zgjedhjen e Papa Leo XIV-të) u shtohen edhe atyre që lidhen me aktivitetet e rendit publik, të cilat, panë afërsisht 70 mijë oficerë policie në veprim, përveç Brigadës së Zjarrfikësve, Ares 118, Mbrojtjes Civile dhe kompanive përgjegjëse për profilet e sigurisë.
“Nëse 8 dhjetori 2024 shënoi fillimin e një udhëtimi drejt nisjes së Jubileut të dëshiruar nga Papa Françesku”, tha Komisioneri i Policisë së Romës, Roberto Masuçi (Massucci), këtë vit e njëjta datë shënon një shtysë të re për ekosistemin e Jubileut që për muaj të tërë ka përfshirë kufijtë e kryeqytetit me ngjarje të mëdha fetare, të frymëzuara nga vlerat e bashkësisë nën flamurin e katolicizmit.
Gjatë takimit teknik, u përcaktua plani i sigurisë për sezonin e Krishtlindjeve.
Seria e ngjarjeve do të hapet më 8 dhjetor me praninë e Papës në Sheshin Minjaneli (Piazza Mignanelli), vetëm pak hapa larg Shkallëve Spanjolle.
Ceremonia tradicionale e ndezjes së pemës së Krishtlindjeve në Sheshin e Popullit (Piazza del Popolo), e kryesuar nga kryetari i bashkisë Roberto Gualtieri, është planifikuar për të njëjtën ditë.
Të gjitha ngjarjet kryesore që lidhen me festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri do të mbrohen nga sistemi anti-dron i besuar specialistëve nga Zyra e Parandalimit të Përgjithshëm dhe Shpëtimit Publik, i gatshëm për të kapur sinjalet ajrore armiqësore dhe për të detyruar uljen e tyre, edhe në dritën e kërcënimeve të mundshme hibride që mund të krijojë përdorimi i burimeve teknologjike.
“Duke pasur parasysh këtë, Qendra e Sigurisë Kibernetike e Policisë Shtetërore, në koordinim me DIGOS (Divizioni Italian i Operacioneve të Posaçme), do të monitorojë vazhdimisht uebin për të zbuluar çdo faktor rreziku, në një kontekst bashkëkohor në të cilin qarqet ekstremiste dhe fundamentaliste janë përqendruar vazhdimisht në vendet simbolike të krishtera, pavarësisht se deri më sot nuk janë identifikuar faktorë specifikë rreziku”, tha Selia e Policisë.
Qendrat logjistike të kryeqytetit do të jenë gjithashtu nën mbikëqyrje të veçantë, me oficerë nga Departamenti i Policisë Hekurudhore, që do të punojnë me operatorë nga Njësia e Metrosë e Shtabit të Policisë, duke intensifikuar kontrollet në stacionet e transportit publik hekurudhor dhe në platformat brenda aeroporteve.
Policia e trafikut do të jetë përgjegjëse për monitorimin e rrugëve kryesore, të cilat, preken nga fluksi i mbërritjeve në kryeqytetin e transportit rrugor, ndërsa aeroportet dhe portet e provincës do të mbrohen nga Zyrat e Policisë Kufitare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments