VATIKANI HAP KUNGIMIN PËR NËNAT BEQARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 14, 2023
- 1 min read
Vatikan, Itali | Vatikani ka ndërhyrë në çështjen e kungimit për nënat beqare. Prefekti i Dikasterit për Doktrinën e Besimit, Kardinali Viktor Manuel Fernandez (Victor Manuel Fernandez), sqaroi përmes një letre të kundërfirmosur nga Papa se fakti i të qenit nënë beqare nuk e pengon aksesin në Eukaristi, dhe se ne duhet të bëjmë punë baritore në Kishën lokale, për ta bërë të qartë se fakti i të qenit nënë beqare, nuk e pengon qasjen (aksesin). Letra u shkrua në përgjigje të peshkopit të Shën Françeskut të Makorit (San Francisco de Macorís), Republika Dominikane, i cili, shprehu shqetësimin e tij për sjelljen e disa vajzave beqare, të cilat, përmbahen nga kungimi, nga frika e rreptësisë së klerit, dhe e drejtuesve të komunitetit. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments