DREJTORI I FBI-së KASH PATEL LIROI SUBJEKTIN E ARRESTUAR PËR VRASJEN E VEPRIMTARIT TË KRAHUT TË DJATHTË ÇARLI KËRK (CHARLIE KIRK) | KËRKIMI PËR PERSONIN PËRGJEGJËS ËSHTË ENDE DUKE VAZHDUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Konfuzioni mbetet mbi statusin e hetimit për sulmin ndaj veprimtarit të krahut të djathtë Çarli Kërk (Charlie Kirk).
Individi në paraburgim u lirua pas marrjes në pyetje nga forcat e rendit.
“Hetimi ynë vazhdon dhe ne do të vazhdojmë të publikojmë informacione në interes të transparencës”, shkroi drejtori i FBI-së, Kash Patel, në rrjetin social virtual Iks (X), pasi njoftoi arrestimin e autorit të dyshuar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments