top of page
E BARDHË SHIRIT.png

USHTRIA E IZRAELIT GJETI NË GAZË KUFOMËN E PENGUT TË VRARË JAIR JAKOV (YAIR YAAKOV) DHE TË NJË TJETRI GJENERALITETET E TË CILIT NUK BËHEN PUBLIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 11, 2025
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Trupat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) gjetën trupin e pengut të vrarë Jair Jakov (Yair Yaakov) gjatë një operacioni në Gaza.


Lajmin e bëri të ditur djali i tij, Jagili (Yagil), i cituar nga enti mediatik Kohërat e Izraelit (Times of Israel).


Më vonë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu raportoi se trupat izraelite gjetën gjithashtu trupin e një pengu të dytë, të vrarë në Rripin e Gazës.


Emri i pengut të dytë nuk është bërë ende publik.


Jakovi (Yaakov), me moshë 59 vjeç, u rrëmbye nga kibucin Nir Oz në sulmin e 7 tetorit të vitit 2023, së bashku me partneren e tij, Meirav Tal, dhe djemtë e tyre Or dhe Jagil (Yagil) - tre të fundit u liruan pas një marrëveshjeje me Hamasin në muajin nëntor të vitit 2023.


Jakovi (Yaakov) u vra në sulmin terrorist të 7 tetorit dhe vdekja e tij u konfirmua nga IDF-ja në muajin shkurt të vitit 2024.


Së bashku me të gjithë qytetarët izraelitë, unë dhe gruaja ime shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve që humbën të dashurit e tyre”, tha kryeminsitri Netanjahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.


Pengu i dytë u rrëmbye gjithashtu në Nir Oz gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit të vitit 2023.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page