UNRWA: NË GAZË 10 FËMIJË NË DITË HUMBASIN NJË OSE DY KËMBË | KËTU NUK LLOGARITEN ATA QË HUMBASIN DUART OSE KRAHËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 25, 2024
- 1 min read
Gazë | “Mesatarisht, dhjetë fëmijë në ditë në Gaza humbasin njërën ose të dyja këmbët për shkak të luftës që po përhapet në territorin e rrethuar”, tha kreu i UNRWA-s, agjencia e OKB-së që mbështet refugjatët palestinezë.
“Në thelb kemi 10 fëmijë çdo ditë që humbin një ose dy këmbë mesatarisht”, u tha z. Felipe Laxarini (Philippe Lazzarini) gazetarëve në Gjenevë, duke cituar të dhëna nga agjencia e OKB-së për fëmijë Unicef.
Këto shifra nuk përfshijnë fëmijët që humbën duart ose krahët.
Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara që mbështet refugjatët palestinezë tha se kishte siguruar fonde deri në fund të muajit gusht.
“Ne kemi likuiditet deri në fund të gushtit”, tha z. Laxarini (Lazzarini), kreu i UNRWA, e cila koordinon pothuajse të gjithë ndihmën për Gazën, por që po përballet me një krizë likuiditeti që nga muaji janar, kur shumë vende pezulluan fondet pasi Izraeli akuzoi një duzinë prej punonjësve të saj të përfshirë në sulmin terrorist të Hamasit të 7 tetorit 2023.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments